Përshkrimi
Lënda kryesore vepruese është jodi , i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Allantoina mbron mukozat nga dëmtimi.
Ky bar përdoret:
– si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës , qiellzës , grykës dhe gjuhës;
– në infeksionet që mund tëkrijohen pan ndërhyrjeve kirurgjikale në gojë;
– gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit;
– në infeksionet kronike të zgavrës së gojës;
– në anginat streptokoksike.
Mos përdorni Jodex nëse jeni alergjik nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohet të evitohet përdorimi gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Efekte të mundshme anësore:
– irritim i lëkurës;
– irritim i membranave të mukozës;
– skuqje dhe kruarje në vendin e përdorimit;
– irritim gastro-intestinal në rast se gëlltitet.
Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim , pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.




