Përshkrimi
Magnezi është një mineral tepër i rëndësishëm për organizmin. Ai është pjesë e rreth 300 enzimave të rëndësishme për proçese të ndryshme në organizëm dhe kryesisht për ato proçese që shoqërohen me çlirim energjie. Magnezi është i nevojshëm për mineralizimin e kockave. Ai gjithashtu merr pjesë në kontraktimin e muskujve. Në mungesë të tij ndodhin ngërçet. Magnezi është i nevojshëm për të kontrolluar aktivitetin neuro-muskular të zemrës. Ai pakëson mundësinë e formimit të pllakëzave të gjakut (trombe) , duke pakësuar mundësinë e shfaqjes së infarkteve dhe atakeve në zemër. Një ndër funksionet e tjera të magnezit është ruajtja e një funksioni normal të sistemit nervor dhe psikologjik. Pakëson ndjesinë e lodhjes dhe rregullon balancën e kalçiumit. Për një efekt sa më pozitiv këtij suplementi i është shtuar dhe vitamina B6. Vitamina B6 njihet për funksionet e mëposhtme: -merr pjesë në sintezën e hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut; -ndihmon në mirë-funksionimin e sistemit imunitar; -ndihmon në mirë-funksionimin e sistemit nervor. Ajo gjithashtu rrit përthithjen e magnezit në traktin gastro-intestinal. Kur kemi nevojë për të marrë suplemente me magnez? -në rastet kur kemi stres; -në rastet kur kemi një aktivitet të shtuar fizik; -kur përdorim së tepërmi laksativë; -gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji; -për fëmijët gjatë periudhës së rritjes dhe adoleshencës. Ky suplement nuk përmban gluten , maja , ngjyrues artificialë dhe ëmbëlsues. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Përdorimi
Rekomandohet të konsumohet një kapsulë në ditë pas ushqimit. Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.




