Përshkrimi
Cebrotile është një suplement ushqimor me bazë ekstraktesh të Ginkgo Biloba dhe Çajit jeshil. Ginkgo biloba është i domosdoshëm për stimulimin e funksioneve njohëse të trurit e kujtesës dhe rritjen e mikroqarkullimit. Çaji jeshil (Camellia sinensis) përdoret si tonik i rëndësishëm për lodhjen fizike dhe mendore.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
Rekomandohet të merrni një tabletë në ditë në mëngjes ose sipas këshillës së mjekut tuaj.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar , të larmishme ose një mënyre jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e merrni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni Cebrotile nëse po merrni barna antikoagulantë ose antiagregantë.
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Data e skadencës i referohet produktit të pahapur dhe të ruajtur mirë.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë , të sigurtë nga drita.




