Përshkrimi
Kremi Ialuset është një produkt për lëkurën i bazuar në acidin hialuronik që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës. Gjithashtu shëron plagët dhe trajton djegiet , ulcerat veçanërisht ato me origjinë venoze dhe plagët pas operacionit. Tolerohet mirë.
Kremi Ialuset është formuluar me acid hialuronik , i cili vepron në të gjitha fazat e procesit të shërimit dhe siguron hidratim optimal të lëkurës. Përshpejton shërimin dhe rigjenerimin e plagëve të lëkurës.
Indikohet në trajtimin e:
Plagët jo të infektuara
Djegiet
Ulçera , Ulçera Venoze
Pastroni plotësisht plagën para çdo aplikimi.
Aplikoni një shtresë kremi me trashësi 2-3 mm direkt në plagë ose aplikoni kremin në një garzë sterile dhe aplikojeni në plagë. Garza mund të mbahet në vend me një fashë të përshtatshme.
Aplikoni kremin çdo 24 orë deri në shërim të plotë.
MOS përdorni Ialuset nëse jeni të mbindjeshëm ndaj acidit hialuronik ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të kremit.
MOS e përdorni kremin nëse paketimi i tubit është i dëmtuar.
MOS gëlltitni.
Masat paraprake: Ndiqni metodat e përshkruara në seksionin e udhëzimeve për pastrimin dhe dezinfektimin e plagëve.
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Ruajeni nën temperaturën 25ºC.




