Përshkrimi
Odontovax Chlohexidine 0.20% është një trajtim intensiv kundër formimit të pllakës bakteriale në dhëmbë. Përdoret për higjienën e përditshme dentare dhe orale. Përmban klorheksidinë që i përket grupit të antiseptikëve që ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e gingivitit (inflamacioni i mishrave të dhëmbëve).
Përdoret:
Si veprim i trefishtë:
Kundër formimit të pllakës bakteriale në dhëmbë
Dezinfektues i gojës
Trajton dhe parandalon gingivitin (inflamacionin e mishrave të dhëmbëve)
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Për ta hapur , shtyjeni poshtë dhe rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Shpëlajeni për të paktën 30 sekonda duke përdorur 1-2 kapak (të paholluar).
Për rezultate më të mira , përdorni dy herë në ditë pas vakteve kryesore për të paktën 1 javë , pastaj vazhdoni një herë në ditë.
MOS e shpëlani me ujë. Shmangni ushqimin dhe pijet për gjysmë ore.
MOS gëlltitni.
MOS përdorni tek fëmijët nën 6 vjeç.
Masa paraprake:
Ky produkt mund të shkaktojë pigmentim të lehtë në dhëmbë , i cili mund të parandalohet me higjenë të mirë orale ose me një trajtim profesional.
Për këtë arsye , rezultatet më të mira merren duke mos pirë duhan ose pirë kafe , çaj ose verë për të paktën dy orë pas përdorimit.
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Ruani në një vend të freskët dhe të thatë.
Mbajeni larg dritës.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Pa: Alkool , ngjyrues.




