Përshkrimi
Yovita plus është një suplement me vitamina B , Probiotikë dhe ekstrakt të Finokut. Vitaminat B1 , B2 , B5 dhe B6 luajnë rol thelbësor në metabolizëm. Niacina kontribuon në pakësimin e lodhjes. Vitamina B12 dhe Acidi Folik ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit imunitar. Ekstrakti i Finokut përdoret për të rregulluar lëvizjen gastrointestinale si dhe për të pakësuar gazrat. Fermentet laktike përmirësojnë tretjen dhe rivendosin florën normale të zorrëve.
Rekomandohet të merrni 1 flakon në ditë. Rrotulloni kapakun në kahun antiorar derisa të mos rrotullohet më , në mënyrë që përmbajtja e tij të bjerë në tretësirë. Tundeni mirë. Hapeni kapakun dhe pijeni përmbajtjen menjëherë.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. (Përmban fermente , të ndjeshme nga drita).




