Përshkrimi
Neostrata Glycolic Microdermabrasion Face është formuluar për të rigjallëruar lëkurën. Eksfoliues dy-në-një i cili përdor kristale alumini dhe acid glikolik 10% për të hequr fizikisht dhe kimikisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe gjithashtu ndihmon në pastrimin e papastërtive nga poret. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.
Përbërësit aktivë
- Acid Glikolik 10% – Normalizon procesin e eksfolimit të lëkurës duke rafinuar pamjen e madhësisë e poreve dhe zbut pamjen e linjave të holla dhe rrudhave dhe ri-teksturizon lëkurën. Acidi glikolik është i njohur për efektin e barazimit të tonit të lëkurës.
- Kristale Alumini – Përdoren nga dermatologët për të lëmuar dhe për të rinxjerrë në sipërfaqe lëkurën e shëndetshme.
- Arginina – Aminoacid që ka veti antioksiduese dhe ndihmon në shërimin e plagëve dhe indeve.
- Acidi Lactobionic – Polihidroksi Acid që eksfoljon për të ndihmuar në zbehjen e shenjave të plakjes.
Udhëzime mbi përdorimin
Dy deri në tre herë në javë, aplikojeni në fytyrë të pastër dhe të lagur. Masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore për 30 sekonda duke shmangur zonën e syve. Lëreni deri në 2 minuta. Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë. Shpëlajeni mirë me ujë të ngrohtë për t’u siguruar që të gjitha kristalet të hiqen nga lëkura.
Kujdes! Ky produkt përmban acid alfa hidroksi (AHA) që mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit dhe veçanërisht mundësinë e djegies nga dielli. Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit dhe kufizoni ekspozimin në diell gjatë përdorimit të këtij produkti dhe për një javë më pas.





There are no reviews yet.