Description
Babymoov Nutribaby One 4in1 Food Prep Maker Nutribaby One ndihmon që ushqimet e shëndetshme dhe puretë të përgatiten lehtësisht dhe shpejt. Ka 4 funksione , gatimin me avull , grirjen , ngrohjen dhe shkrirjen. Shumë e thjeshtë në përdorim ka një buton për gatimin me avull dhe një buton për blender.
Pasi të përgatiten , vaktet mund të konsumohen të freskëta , ose të ruhen në frigorifer/ngrirje dhe të shkrihen lehtësisht ose ngrohen me Nutribaby One. Gatimi me avull është një proces i thjeshtë dhe automatik , me kohë gatimi të para-programuar që gatuan përbërësit në kohën e duhur përpara se të humbasin vlerat ushqyese. Për të aktivizuar fuksionin e gatimit me avull , majfton të shtoni nivelin e duhur të ujit në Nutribaby One në varësi të ushqimit që po gatuani. Ka 3 nivele uji (100/200/300ml) në varësi të ushqimit që do të gatuhet. Mund t’i referoheni udhëzuesit të gatimit të përfshirë , i cili ju tregon sipas përbërësit se sa ujë duhet të shtoni. Shtypni butonin qendror të avullit pasi të keni shtuar përbërësit tuaj në shportë dhe Nutribaby One bën pjesën tjetër të punës! Aftësia për të gatuar në avull dhe për të grirë ne blender me Nutribaby One do të thotë që ju mund të përgatisni lehtësisht një përbërës si ushqim i grirë ne copa të vogla të cilat mund të konsumohen me duar dhe gjithashtu si pure. Ofrimi i pureve dhe ushqimeve që në fazat e hershme të shkëputjes nga gjiri është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i bërë ata të përjetojnë fizikisht ushqimin e tyre në tekstura dhe forma të ndryshme , si dhe për të zhvilluar koordinimin , të folurin dhe zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm. Ena e gatimit mund të ndahet në 2 nivele duke përdorur shportën e avullit , duke ju mundësuar të gatuani një larmi më të madhe ushqimesh në të njëjtën kohë. Lëngjet e përfituara nga procesi i gatimit me avull mund të shtohen përsëri në blender për të rregulluar strukturën e pureve tuaja dhe për të siguruar ruajtjen e vlerave maksimale të ushqimit për fëmijën. Pastrim i lehtë: Të gjithë komponentët përveç pjesëseve elektrike janë të sigurta për tu larë në lavapjatë.
Më shumë efikasitet , më pak konsum energjie: Procesoret ushqimor Nutribaby përdorin 80% më pak energji se gatimi në sobë dhe përdorimit të pajisje alternative grirëse (llogaritja e bazuar në gatimin e 550g patate). Karakteristikat dhe dimensionet
Dimensionet : 18x34x29cm
Pesha : 2.90kg
Kapaciteti: Ne total ka kapacitet 1.5litra për të përgatitur disa vakte njëherësh , 1000ml për gatim me avull dhe 500ml për grirje në blender.
