Brand:

Babymoov Nutribaby+ 6-in-1 Baby Food Maker

22.300,00 L 20.070,00 L

Ingredients + -

Tritan blender jug and steamer basket (BPA free) PP trays and lids (BPA free)

Description

Babymoov Nutribaby 6-in-1 Baby Food Maker Procesori i ushqimit multifunksional 6in1 Nutribaby ofron lehtësi në përgatitjen e ushqimeve të larmishme dhe të shëndetshme që nga momenti i shkeputjes së gjidhënies dhe më tej.

Përfshin 2 enë për gatim me avull të cilat ju mundësojnë të gatuani një sërë ushqimesh në të njëjtën kohë: p.sh. perime , peshk , mish , vezë , fruta etj. Ka një panel kontrolli qendror të lehtë për t’u përdorur , i cili kontrollon 6 funksionalitetet si gatimin me avull , blender , sterilizimin , ngrohjen dhe shkrirjen , me një buton për secilin funksion. Shtypni butonin e avullit dhe vendosni kohëzgjatjen e dëshiruar të avullimit. Aftësia për të gatuar në avull dhe për te grirë ne blender me Nutribaby 6in1 do të thotë që ju mund të përgatisni lehtësisht një përbërës si ushqim i grirë në copa të vogla të cilat mund të konsumohen me duar dhe gjithashtu si pure. Ofrimi i pureve dhe ushqimeve që në fazat e hershme të shkëputjes nga gjiri është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i bërë ata të përjetojnë fizikisht ushqimin e tyre në tekstura dhe forma të ndryshme , si dhe për të zhvilluar koordinimin , të folurit dhe zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm. Ena e gatimit mund të ndahet në 2 nivele duke përdorur shportën e avullit , duke ju mundësuar të gatuani një larmi më të madhe ushqimesh në të njëjtën kohë. Lëngjet e përfituara nga procesi i gatimit me avull mund të shtohen përsëri në blender për të rregulluar strukturën e pureve tuaja dhe për të siguruar ruajtjen e vlerave maksimale të ushqimit për fëmijën. Pastrim i lehtë: Të gjithë komponentët përveç pjesëseve elektrike janë të sigurtë për tu larë në lavapjatë.

Më shumë efikasitet , më pak konsum energjie: Procesoret e ushqimit Nutribaby përdorin 80% më pak energji se gatimi në sobë dhe përdorimi i pajisje alternative grirëse (llogaritja e bazuar në gatimin e 550g patate). Karakteristikat dhe dimensionet

Dimensionet: 32cm x 29cm x 23cm

Pesha: 3.96 kg

Kapaciteti: Ne total ka kapacitet 2.2 litra për të përgatitur disa vakte njëherësh , 1200ml për gatim me avull dhe 700ml për grirje në blender.