Description
ÇFARË ËSHTË OMEZ DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Kapsulat gastrorezistente Omez përmbajnë substancën aktive omeprazol. I përket një klase të barnave të quajtura “frenuesit e pompës protonike”. Ato funksionojnë duke ulur sasinë e acidit të prodhuar nga stomaku juaj.
Omez përdoret për trajtimin e kushteve të mëposhtme:
Në të rriturit:
– “Sëmundja e refluksit gastroezofageal” (GERD). Në këtë sëmundje , acidi i stomakut kalon në ezofag (tubi që lidh fytin me stomakun) , duke shkaktuar dhimbje , inflamacion dhe një ndjesi djegieje në gjoks (urth).
– Ulçera në pjesën e sipërme të zorrëve (ulçera duodenale) ose në stomak (ulçera gastrike).
– Ulçera të infektuara me bakterin e quajtur “Helicobacter pylori”. Nëse keni këtë gjendje , mjeku juaj gjithashtu mund të përshkruajë antibiotikë për të trajtuar infeksionin dhe për të lejuar që ulçera të shërohet.
– Ulçera të prodhuara nga barnat e quajtura NSAID (Barna Anti-Inflamator Jo-Steroidale). Omez mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar formimin e ulcerave kur merrni NSAID.
Shumë acid në stomak për shkak të një tumori në pankreas (sindroma Zollinger-Ellison).
Tek fëmijët:
Fëmijët mbi 1 vjeç dhe peshë trupore ≥ 10 kg
– “Sëmundja e refluksit gastroezofageal” (GERD). Në këtë sëmundje , acidi i stomakut kalon në ezofag (tubi që lidh fytin me stomakun) , duke shkaktuar dhimbje , inflamacion dhe një ndjesi djegieje në gjoks (urth).
– Ndër simptomat e këtij çrregullimi , tek fëmijët mund të ketë edhe kthimin e përmbajtjes së stomakut në gojë (regurgitim) , të vjella dhe shtim shumë të vogël në peshë.
Fëmijët dhe adoleshentët mbi 4 vjeç
– Ulçera e infektuar me bakterin e quajtur “Helicobacter pylori”. Nëse fëmija juaj ka
këtë gjendje , mjeku juaj mund të përshkruajë gjithashtu antibiotikë për të trajtuar infeksionin dhe për të lejuar që ulçera të shërohet.
Mos përdorni Omez
– nëse jeni alergjik (mbindjeshëm) ndaj omeprazolit ose ndonjërit prej përbërësve të Omez.
– nëse jeni alergjik ndaj barnave të tjera frenuese të pompës protonike (p.sh. pantoprazol , lansoprazol , rabeprazol , esomeprazol).
– nëse jeni duke marrë një ilaç që përmban nelfinavir (përdoret për infeksionin HIV). Nëse nuk jeni të sigurt , bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni Omez.
Ju lutemi , tregoni mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera , përfshirë ato të marra pa recetë.




