Description
Përbërës aktiv: diklofenak natriumi. Vurdon xhel përdoret për trajtimin lokal të: – inflamacioneve traumatike të tendinave , ligamenteve , muskujve dhe kyçeve nga tërheqjet ose ndrydhjet. – manifestimeve lokale të patologjive të indeve të buta. – manifestimeve lokale të atropative degjenerative. Trajtimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 2 javë. Kundërindikimet: – Nuk duhet të përdorni Vurdon xhel në rast se keni alergji nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim. – Nuk duhet të përdorni Vurdon xhel nëse keni alergji nga acidi salicilik , nga barna të tjerë AIJS , nga izopropanoli ose propilen glikoli. Ndër efektet anësore më të shpeshta mund të përmendim: – prurit; – eritemë; – tharje lokale të lëkurës; – ndjesi djegieje ose skuqjeje në lëkurë. Nuk rekomandohet përdorimi i Vurdon xhel në shtatzëni dhe gjatë ushqyerjes me gji. Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim , pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Përdorimi
Doza është individuale për çdo pacient , bazuar në problematikën përkatëse. Vetëm për përdorim të jashtëm. Te të rriturit aplikohet vetëm në zonën që duhet trajtuar 3-4 herë në ditë. Lani duart pas aplikimit.




