Description
Seti përmban:
1)La Roche Posay Ujë micelar për lëkura të ndjeshme (50ml)
La Roche-Posay Micellar Water Ultra Sensitive Skin është një ujë micelar që largon 99% të make-up me përdorimin e vetëm një tamponi pambuku , duke përfshirë dhe zonën e syve dhe buzët. Uji micelar largon me delikatesë papastërtitë nga lëkura pa e tharë atë. Lëkura është e pastër dhe e rifreskuar me një ndjesi freskie dhe qetësie.
Përbërësit kryesorë:
1% glicerinë – hidraton dhe zbut lëkurën
Ujë termal La Roche Posay – qetëson dhe hidraton lëkurën
2)La Roche Posay Hyalu B5 Eye Serum (1.5ml)
Një koncentrat për sytë me veprim hidratues dhe kundër rrudhave. Hidraton menjëherë dhe zona e syve duket e rimbushur , redukton shfaqjen e rrudhave dhe lodhjen , ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës në 1 orë. Formuluar me Acid Hialuronik , 4% Niacinamide , Vitaminë B5 dhe Kafeinë. Aplikues ekskluziv prej çeliku , për një efekt ftohjeje dhe masazhi të menjëhershëm. Serumi më i pëlqyer hidratues , tashmë i formuluar posaçërisht për zonën delikate të syve , ku lëkura është deri në 10 herë më e hollë dhe më e ndjeshme. I formuluar për të targetuar efektin e faktorëve stresues të jashtëm në lëkurën rreth konturit të syrit , serumi hidratues e bën lëkurën rreth syrit të ndjehet e ushqyer dhe më e fortë , zona e syve duket më e rigjallëruar dhe rrezatuese.
3)La Roche Posay – Anthelios Age Correct (15ml)
La Roche-Posay Anthelios Age Correct Daily Care SPF 50 është një kujdes për fytyrën që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës dhe korrigjimin e shenjave të plakjes të shkaktuara nga ekspozimi ditor UV , falë fotokorrektimit. Vepron në zvogëlimin e rrudhave dhe korrigjimin e njollave të errëta. Falë Cellox-B3 TECH Kompleksi ditor i mbrojtjes (Mexoryl XL + Vitamina B3 & E + uji termal nga La Roche-Posay) , ai ofron një veprim të trefishtë:
Mbrojtje e lartë: UVB / UVA.
ufizon ngjitjen e grimcave të ndotjes në lëkurë.
Parandalon stresin oksidativ të shkaktuar nga ndotja dhe rrezet infra të kuqe.
Përbërësit e tij aktivë korrigjues (Acid i fragmentuar hialuronik + Phe-resorcinol + Niacinamide) plotësojnë formulën për efektivitetin kundër plakjes.
Tekstura e saj jo vajore lë një përfundim të mëndafshtë dhe lëkurë të hidratuar.




