Description
Madaus LEGALON forte Legalon forte është një produkt me përmbajtje bimore , përbërësit e të cilës vijnë nga bima e gjëmb gomarit , i cili e ka origjinën nga zona e Mesdheut. Bima e gjëmb gomarit ka veti të theksuara mbrojtëse të mëlçisë: nga toksinat e shumta si alkooli , kap substanca të dëmshme dhe nxit formimin e qelizave të reja të mëlçisë si dhe redukton formimin e substancave inflamatore në trup. Përbërësit kryesorë:
Silymarin – është një përzierje e përbërësve të ndryshëm aktiv (silibinin , silikristin , silydanin); Ethylacetate – ekstrakte nga barishtet dhe frutat.
Indikacionet e përdorimit:
Sëmundje inflamatore kronike të mëlçisë Ciroza e mëlçisë Dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga toksinat
Efektet anësore:
Nauze Diarre Reaksionet e hipersensibilitetit të lëkurës si: skuqje e lëkurës , kruarje
Udhëzime mbi përdorimin Merrni një kapsulë të shoqëruar me një gotë ujë. Nuk rekomandohet konsumimi i produktit nga femra shtatzëna , në laktacion dhe fëmijë nën 12 vjeç. Nuk është i përshtatshëm në helmim akut. Nëse ju është dhënë medikamenti pavarësisht nga një kundërindikacion , bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj pasi përfitimi terapeutik mund të jetë më i lartë se rreziku që sjell përdorimi në rast të një kundërindikacioni.
