Description
Tavipec është një suplement bimor që ndihmon në rrjedhshmërinë e sekrecioneve bronkiale dhe lehtëson kollën. Pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ka veprim anti-inflamator dhe antimikrobik. Mund të përdoret edhe në kombinim me antibiotikë. Tavipec rekomandohet për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.
Tavipec është një suplement bimor që përmban vaj livando dhe përdoret për trajtimin e simptomave të bronkitit akut dhe si një trajtim mbështetës për rhinosinusitis ose kollën tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç. Vaji i livandës shkurton rrjedhën e sëmundjes dhe bën që simptomat të zhduken më shpejt.
Tavipec përdoret për:
-Trajtimi i simptomave të bronkitit akut , rihinosinusitit.
– Lehtësimi i kollës.
-Trirja e mukusit.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula tri herë në ditë 30 minuta para ngrënies.
Masa paraprake:
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni/merrni këtë produkt ose këtë ilaç , nëse jeni:
-shtatzëna ose ushqyerja me gji
-alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve. Ruani në një vend të freskët dhe të thatë.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në karton/paketë. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Pa laktozë , fruktozë , gluten.




