Description
Pharmaceris Emotopic Lipid-Replenishing Formula 3 in 1 Tre funksione në një produkt të vetëm: Zbutës trupi për banjë , pastrues trupi , krem trupi për rimbushjen e lipideve. Rekomandohet për kujdesin e përditshëm të lëkurës atopike me tharje kronike pa kufizim moshe. Produkt i cili rekomandohet për lëkurën problematike me thatësi dhe forma të ndryshme ekzeme: atopike , alergjike dhe psoriatike , si dhe lëkurë me kruajtje.
Mund të përdoret si produkt kujdesi për pacientët gjatë dhe pas trajtimit dermatologjik , p.sh. terapi steroide topikale , për të parandaluar ripërsëritjen e thatësisë.
Formula 3 në 1 rregullon proceset rigjeneruese në epidermë , duke reduktuar skuqjen e tepërt të saj. Përmbajtja e lartë e lipideve 18% dhe përmbajtja zbutëse 32% plotësojnë mungesën e lipideve në mbushjen ndërqelizore , duke forcuar epidermën dhe duke siguruar kohezivitetin e duhur fiziologjik. Vaji kanola dhe vaji i kërpit ofrojnë vetitë qetësuese dhe kundër kruajtjes , të cilët janë efektivë nga ana mjekësore në kujdesin e lëkurës kundër thatësisë kronike dhe dermatitit atopik , duke mundësuar lehtësim të dëmtimeve. Produkti përthithet shpejt pa lënë mbetje ngjitëse në lëkurë.
Udhëzime mbi përdorimin
– Produkt ideal për një banjo relaksuse për të sapolindurit , foshnjat , fëmijët dhe të rriturit:
– Tretni 1-2 lugë gjelle të produktit në një gotë me ujë të ngrohtë.
– Përziejini për të përftuar një tretësirë qumështore.
– Ftojeni dhe shtojani banjës suaj. Mos përdorni produkte larëse shtesë.
– Pas larjes , thajeni lëkurën butësisht me një peshqir.
– Tregoni kujdes kur të dilni nga banja për shkak të sipërfaqes së saj të rrëshqitshme.
Formula për larjen e trupit për foshnjat nga 6 muajsh , fëmijët dhe të rriturit:
– Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të lagur dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë.
– Shpëlajeni me ujë dhe thaheni me një peshqir , pa e fërkuar.
– Në kontakt me ujin , formula kthehet në një locion larës të butë , me vaj e pa shkumë.
– Nuk ka nevojë të përdorni produkte larëse shtesë.
Formula për rimbushjen e lipideve për foshnjat nga 6 muajsh , fëmijët dhe të rriturit:
– Aplikojeni në lëkurën e pastër dhe të thatë të trupit. Përdoreni një ose dy herë në ditë.
