Brand:

Sanofi Mukosolvon 30 mg/5mg 100 ml

778,00 L

Përbërësit + -

Hidroklorur ambroksoli , sukralozë , acidi benzoik , celulozë hidroksietili , manaferrat e egra , aromë vanilje (përmban glikol propileni) , ujë të pastruar. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 8f8939e721f6 Kategoritë: , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Përbërësi aktiv: hidroklorur ambroksoli.

Indikimet Terapia mukolitike e kollës produktive në sëmundjet bronkopulmonare akute ose kronike të shoqëruara me sekretim jonormal dhe transport të dëmtuar të mukusit. Kundërindikimet Hipersensitiviteti ndaj substancës aktive ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë në formulim.
Të mos përdoret tek fëmijët nën 6 vjeç.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Hidrokloruri i ambroksolit kalon barrierën placentare. Studimet në kafshë nuk tregojnë efekte të dëmshme direkte ose indirekte në lidhje me shtatzëninë , zhvillimin embrional/fetal , lindjen ose zhvillimin pas lindjes. P
ërvoja e gjerë klinike pas javës së 28-të të shtatzënisë nuk ka treguar të dhëna për efekte të dëmshme në fetus. Sidoqoftë , duhet të respektohen masat paraprake të zakonshme në lidhje me përdorimin e barnave gjatë shtatzënisë. Sidomos gjatë tremujorit të parë , përdorimi nuk rekomandohet. Hidrokloruri i ambroksolit del në qumështin e gjirit. Edhe pse nuk pritet shfaqaje e efekteve të padëshiruara tek foshnjat që ushqehen me gji , nuk rekomandohet të përdoret gjatë ushqyerjes me gji. Ky është një medikament OTC , kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament , lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 5 ml tretësirë orale (30 mg hidroklorur ambroksoli) 3 herë në ditë (ekuivalente me 90 mg hidroklorur ambroksoli në ditë) për 2 deri në 3 ditët e para. Pas kësaj , konsumohet 5 ml tretësirë orale dy herë në ditë (ekuivalente me 60 mg hidroklorur ambroksol në ditë). Për të rriturit , doza mund të rritet deri në 60 mg hidroklorur ambroxol , dy herë në ditë (ekuivalente me 120 mg hidroklorur ambroksoli në ditë) nëse është e nevojshme. Mund të përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.