Brand:

Montavit Tussavit 100gr x 250ml

420,00 L

Përbërësit + -

Ekstrakti i lëngshëm i trumzës: 7.53 g për 100 ml shurup; Ujë i purifikuar; Alkool 96%; Glicerol 85%; Sukrozë; Karamele; Benzoat natriumi. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 96456f6e29d9 Kategoritë: , , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Produkt mjekesor bimor i përdorur si ekspektorant në kollë dhe në të ftohurin e zakonshëm. Tussavit shurup për kollë përdoret nga të rriturit , adoleshentët dhe fëmijët mbi 2 vjeç.

Mos e merrni Tussavit shurup
Nese ju jeni alergjik ndaj Trumzës (thymus) apo bimëve të tjera të familjes së mentes , Gjetheve të Dellit ose përbërësve të tjerë të shurupit Tussavit. Nuk rekomandohet për fëmijët në 2 vjeç për shkak të përmbajtjes së alkoolit

Shtatzania dhe ushqyerja me gji Nëse jeni shtatzanë ose po ushqeni me gji , po mendoni për një shtatzani konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se ta merrni këtë shurup. Meqenëse nuk ka mjaftueshëm të dhëna , përdorimi gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk rekomandohet. Si ta merrni Tussavit shurup

Gjithmonë merreni këtë medikament të përshkruar ekzaktesisht si në fletën përshkruese ose sipas këshillës së mjekut apo farmacistit tuaj.

Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç 10ml deri 6 herë në ditë.
Fëmijët 4-12 vjeç 10ml 3-5 herë në ditë
Fëmijët 2-4 vjeç 5 ml 3-5 herë në ditë Përdorimi tek fëmijët nën 2 vjeç nuk rekomandohet

Tussavit shurup duhet të merret midis vakteve. Sa më gjatë ta mbani në gojë , aq më i mirë do jetë efekti i shurupit. Konsultohuni me doktorin nëse simptomat përkeqësohen ose vazhdojnë për më shumë se 5 ditë. Ruajtja Mbani shurupin larg fëmijëve. Mos e përdorni pas datës së skadencës në paketim. Ruajeni nën 25°C. Mund të përdoret deri në 6 muaj pas hapjes së shurupit.