Description
Trajtimi simptomatik i dhimbjeve të të gjitha llojeve (psh. dhimbje koke , dhimbje dhëmbi , dhimbje qafe , dhimbje në nyje dhe lumbosakrale , dhimbje menstruale , nderhyrje kirurgjikale të vogla).
Dozimi Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe/ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt , këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç: 1 bustinë tretet në ujë , 1-2 herë në ditë; në raste të rënda , doza ditore mund të rritet deri në 3 bustine në ditë. Intervali midis marrjeve nuk duhet të jetë më pak se katër orë.
Kunderindikimet
Mbindjeshmëri ndaj paracetamolit , kafeinës ose ndaj eksipientëve. Personat nën 15 vjeç. Medikamentet me bazë paracetamolin janë të kundërindikuara në pacientët me anemi hemolitike të rënde. Insuficiencë e rëndë hepatocelulare. Për shkak të pranisë së aspartamit , përdorimi i Tachicaf është kundërindikuar në rastet e fenilketonurisë.
Nderveprimet me medikamentet e tjera Tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër.
Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket , opioidet) , vonojnë efektin e Tachicaf. Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetike) përshpejtojnë efektin e Tachicaf Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak) , zvogëlon efektin e paracetamolit Kloramfenikoli (antibiotik) , mund te rrise rrezikun e efekteve anesore Antikoagulante Rifampicina (antibiotik); Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulcerës së stomakut) Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsise) , si glutetimide , fenobarbita , karbamazepina Zidovudina (medikament per trajtimin e HIV). Clozapina Litium
Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachicaf kërkon një kontroll strikt të mjekut. Shtatzania Gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji , rekomandohet të merret vetëm në raste me nevojë reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut. Kjo është një përmbledhje e fletës përshkruese të produktit , nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes , ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.
