Brand:

Angelini Tachipirina 1000 mg x 12 Effervescent Tablets

721,00 L

Ingredients + -

Paracetamol 1000 mg; Acid citrik; Bikarbonat natriumi; Sorbitol; Benzoat natriumi; Aromë portokalli; Acesulfame K; Emulsion simetikoni; Dokusat natriumi. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 37183be09d59 Categories: , , , Tags: , , Brand:

Description

Tachipirina përmban paracetamol i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik).

Trajtimi simptomatik i dhimbjeve të të gjitha llojeve (psh. dhimbje koke , dhimbje dhëmbi , dhimbje qafe , dhimbje në nyje dhe lumbosakrale , dhimbje menstruale , nderhyrje kirurgjikale të vogla).

Dozimi Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt , këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Të rriturit Tachipirina 1000mg rekomandohet per te rriturit dhe adoleshentet mbi 15vjec. Doza e rekomanduar është një tabletë e tretur ne uje deri 3 here ne dite , ne nje interval midis marrjeve jo me pak se 4 ore. Principi aktiv Substanca aktive është: paracetamoli (secila tabletë eferveshente përmban 1000 mg paracetamol) Përbërësit e tjerë janë: acidi citrik , bikarbonat natriumi , sorbitol , benzoat natriumi , arome portokalli , acesulfame K , emulsion simetikoni , dokusat natriumi. Tachipirina në shtatzani Nëse jeni shtatzënë , ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë , këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija , rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut. Ruajtja Mbajeni këtë medikament jashtë shikimit dhe arritjes nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji. Gjysma e tabletës mund të ruhet për 24 orë në paketimin origjinal. Efektet anesore Si të gjitha medikamentet , edhe ky medikament mund të shkaktojë efekte anësore , megjithëse jo të gjithë i shprehin ato. Nëse ju / fëmija përjetoni efektet anësore të mëposhtme , ndalojeni menjehere këtë medikament dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj: reaksione alergjike me:

Skuqje e lëkurës e shoqeruar me kruajtje (urtikarie) Enjtje e fytit (edemë e laringut) Enjtje e duarve , këmbëve , kyçeve të këmbës , fytyrës , buzëve , gjuhës dhe/ose fyt (angioedema) Reaksion i rëndë alergjik (shoku anafilaktik)

Medikamentet e tjera dhe Tachipirina Paracetamoli mund të ndërveprojë me medikamente të tjera. Tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër.

Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket , opioidet) , vonojnë efektin e Tachipirines Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetike) përshpejtojnë efektin e Tachipirines Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak) , zvogëlon efektin e paracetamolit Kloramfenikoli (antibiotik) , mund te rrise rrezikun e efekteve anesore Antikoagulante Rifampicina (antibiotik); Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulcerës së stomakut) Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsise) , si glutetimide , fenobarbita , karbamazepina Zidovudina (medikament per trajtimin e HIV).

Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachipirine kërkon një kontroll strikt të mjekut. Kjo është një përmbledhje e fletës përshkruese të produktit , nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes , ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.