Description
Avene – A-Oxitive Antioxidant Defense Serum Sensitive Skins
Përkujdesje e rekomanduar për lëkurat e lodhura , me mungesë energjie , pamje të zbehtë , vija të holla dhe rrudhat e para , teksturë jo e rregullt e lëkurës.
Ky serum mbrojtës anti-oksidant vepron si një mburojë për lëkurën duke e mbrojtur nga sulmet e shkaktuara nga stresi oksidativ falë veprimit unik të:
GP4G: energjizues i qelizave që forcon dhe stimulon mekanizmin natyral të mbrojtjes së lëkurës
Kompleksi mbrojtës antioksidant (Pro Vitaminë A dhe E): vepron në mënyrë sinergjike duke neutralizuar radikalet e lira dhe duke mbrojtur lëkurën.
I pasur me Ujë termal Avene me veti zbutëse dhe kundër irritimeve.
Jo komedogjenike.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose darkë në fytyrë , qafë dhe dekolte.




