Brand:

Dompé Levotuss Syrup 30mg/5ml x 1 Shishe 200 ml

632,00 L

Ingredients + -

Sucrose , Methyl-para-hydroxybenzoate , Propyl-para-hydroxybenzoate , Citric acid monohydrate , Sodium hydroxide , Cherry flavor , Purified water. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 7c3071aab202 Categories: , , Tags: , Brand:

Description

Shurupi Levotuss 30 mg/5 ml me shije qershie përdoret për trajtimin simptomatik të kollës së thatë dhe është i përshtatshëm për fëmijë mbi 2 vjeç dhe të rritur.

Levotuss përmban Levodropropininë si përbërësin aktiv , një bar supresant të kollës me veprim antitusiv periferik. Levotuss është në formë shurupi me shije qershie që e bën atë të lehtë për tu përdorur nga fëmijët mbi 2 vjeç dhe të rriturit.

Indikohet:
si qetësues i kollës së thatë.

Udhëzime për përdorim
Të rriturit: Rekomandohen të merren 10 ml shurup deri në 3 herë në ditë , në intervale prej të paktën 6 orësh.
Fëmijët 10-20 kg: Rekomandohen të merren 3 ml 3 herë në ditë.
Fëmijët 20-30 kg: Rekomandohet të merren 5 ml 3 herë në ditë
Për të hapur flakonin është e nevojshme të shtypni fort kapakun dhe njëkohësisht ta rrotulloni atë në drejtimin orar.
Këshillohet që bari të merret ndërmjet vakteve , me stomak bosh.
Trajtimi duhet të vazhdojë derisa kolla të qetësohet. Sidoqoftë , nëse kolla është akoma e pranishme pas 2 javësh terapi , këshillohet të ndërprisni trajtimin dhe të këshilloheni me mjekun.

Mos e përdorni Levotuss:
-Nëse jeni alergjik nga përbërësit e shurupit
-Nëse keni sekretim hiperbrankial dhe ulje të funksionit mukozillar (sindroma Cartagener , dyskinesia ciliare)
-Në shtatzëni dhe ushqyerje me gji
-Në fëmijët nën 2 vjeç.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë , larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.