Brand:

FarmaLider Codramol 400 mg x 20 Bustina

601,00 L

Ingredients + -

Lënda aktive: Ibuprofen 400 mg
Lëndët e tjera: Argininë , Aspartam (E-951) , Sheqer kompakt (Sukrozë) , Bikarbonat natriumi , Sakarinë natriumi , Lauril Sulfat Natriumi , Shije mentoli (10.864580) Shenje mente (506041TP0504) përmban amidon misri pa gluten , Ujë i Purifikuar. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

Description

Codramol 400 mg me bustina është një bar që përdoret për lehtësimin e dhimbjes , inflamacionit dhe temperaturës. Trajton gjithashtu artritin dhe atrozën. Është i rëndësishëm për lehtësimin e ndrydhjeve dhe tendosjeve dhe sëmundjeve të kockave.

Codramol 400 mg përmban ibuprofen që ka efekt anti-inflamator. Trajton dhimbjen me origjinë të ndryshme dhe ul temperaturën. Është i indikuar në artritin rheumatoid , artrozë dhe në dhimbje e inflamacion të muskujve dhe kockave.

Indikohet në:
-Trajtimin e dhimbjes: dhimbjeve të kokës , dhimbje dhëmbi , dhimbjes pas operacioneve , dhimbjes menstruale
-Uljen e temperaturës
-Trajtimin e artritit rheumatoid dhe artrozës
-Trajtimin e proceseve akute dhe kronike reumatizmale dhe sëmundjeve të kockave me dhimbje dhe inflamacion.

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Zbraseni përmbajtjen e një bustinë në gjysmë gote ujë dhe përzijeni.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 14 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 bustinë Codramol çdo 8 orë. Nëse përjetoni shqetësime gastrike pas pirjes së këtij bari , shoqëroheni me qumësht ose gjatë vakteve. Doza maksimale ditore është 3 bustina në ditë.
Në pacientët me artrit rheumatoid kërkohet dozë më e lartë , nuk rekomandohet të tejkaloni 6 bustina Codramol në ditë.

MOS e merrni Codramol nëse:
-Jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndaj përbërësve të tjerë të Codramol.
-Jeni alergjik ndaj barnave të tjerë si acid acetilsalicilik ose barnave të tjerë antiinflamatorë josteroidalë.
-Keni patur ulçerë në stomak ose hemorragji , ulçerë duodenale ose keni vuajtur nga perforacioni në sistemin digjestiv.
-Vuani nga insuficenca e rëndë kardiake.
-Keni fenilketonuri pasi ky produkt përmban aspartame.
-Jeni në tremujorin e tretë të shtatzanisë.

Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit nëse:
-Keni patur ose keni ulçer , hemorragji ose perforacion në stomak ose duodem duke u manisfestuar me dhimbje barku të rëndë ose të vazhdueshme ose feçe të zeza ose pa simptoma.
-Po merrni barna të tjerë që ndikojnë në koagulimin e gjakut si antikoagulantë oralë.
-Vuani nga sëmundja Krohn ose koliti ulçeroz.
-Vuani nga sëmundje të veshkave ose mëlçisë.
-Keni astmë ose sëmundje tjetër respiratore.
-Keni vuajtur nga sëmundje të zemrës ose hypertension , histori të atakeve cerebrale.
-Jeni i moshuar mbi 65 vjeç.
-Po merrni barna të tjerë.
-Jeni shtatzanë ose po ushqeni me gji.

Mbajeni larg fëmijëve.
Mbajeni larg dritës dhe lagështisë.