Description
Pikat e syve Hylo Gel sigurojnë një lubrifikim , hidratim dhe rigjenerim të sipërfaqes së syrit duke e mbrojtur atë nga tharja , acarimi dhe dëmtimi. Ato janë ideale për trajtimin e simptomave të rënda dhe kronike të syrit. Gjithashtu përshtatet mirë me lentet e kontaktit.
Pikat e syve Hylo Gel përmbajnë hialuronat natriumi dhe pa konservues dhe fosfate , të përdorura për simptoma të rënda dhe të vazhdueshme të syrit të thatë. Mbështet rigjenerimin e sipërfaqes së syve pas operacioneve , për sy shumë të thatë dhe lubrifikim për një kohë të gjatë.
Është treguar për:
– Sytë e thatë,
– Sytë pas operacionit,
-Në rastet e dëmtimit të gjëndrës lacrimal
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Ju duhet të aplikoni 1 pikë xhel 3 herë në ditë në secilin sy , nëse është e nevojshme mund të përdoret më shpesh.
Hiqeni kapakun , kthejeni shishen me kokë poshtë , shtypni pjesën e poshtme të shishes derisa të shfaqet pika e parë në pjesën e sipërme të shishes , është gati për përdorim.
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve nën moshën tre vjeç.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Hylo Gel mund të përdoret për 6 muaj pas hapjes
Ruani në një vend të freskët dhe të thatë , nën 25°C.
Hylo Gel nuk përmban: Fosfat , konservues.




