Description
Set promocional për mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dielli.
Bashkë me produktet do përfitoni falas dhe një çantë verore, me dizajn tepër të veçantë.
Përmban:
-Nuxe Sun Crème Fondante SPF 50 visage 50 ml
Krem mbrojt ës kundër diellit, i cili ofron mbrojtje qelizore anti-moshë dhe siguron një nxirje të shkëlqyer. Ideale për lëkurë normale & të thatë. I përshtatshëm dhe për lëkurat e ndjeshme. Parandalon krijimin e njollave dhe nuk lë një film të bardhë në lëkurë.79.5% e përbërësve të përgjithshëm janë me origjinë natyrore. Fotostabël. Jo-komedogjene.
-Nuxe Huile Prodigieuse 50 ml
Vaj i thatë Nuxe ushqen, riparon dhe zbukuron fytyrën, trupin dhe flokët.
Formulë e pasur me 7 vajra të çmuar bimorë:
Vaj tsubaki – i përdorur nga geishat prej vitesh, për të mbrojtur, ushqyer dhe hidratuar flokët dhe lëkurën.
Vaj camellia – i njohur dhe përdorur prej shekujsh në Azi për vetitë e tij ushqyese dhe mbrojtëse.
Vaj argani – vaji organik i arganit përpos vetive ushqyese njihet dhe për vetitë riparuese të flokut të dëmtuar.
Vaj bajamesh të ëmbla – i pasur me omega-6 dhe omega -9, ka efekt të dukshëm ushqyes dhe zbutës në lëkurë.
Vaj Borago- vaji i kësaj bime të egër i rikthen elasticitein e humbur lëkurës.
Vaj lajthie- i pasur me acide yndyrore dhe vitaminë E, ka efekt zbutës dhe hidratues të menjëhershëm.
Vaji i Macadamias- falë teksturës së veçantë, përthitet menjëherë nga epiderma, duke mos lënë aspak ndjesi të pakëndshme në lëkurë.
Efekt antioksidues dhe mbrotjës ndaj ndotjes.
Zvogëlon pamjen e shenjave të strijave.
-Nuxe Tanning Sun Oil Face and Body Spray SPF50 150 ml
Vaji me SPF50 Nuxe mbron jo vetëm fytyrën dhe trupin tuaj nga rrezet e diellit, por dhe mjedisin ujor. Kompleksi unik me filtra mbrojtës, siguron mbrojtje me spektër të gjerë UVA/UVB dhe parandalon dukurinë e fotoplakjes (plakjen e lëkurës si pasojë e ekspozimit në diell).
Përthithet shpejt dhe plotësisht. Teksturë unike që ushqen lëkurën dhe stimulon nxirjen.
Aroma e kombinuar e portokallit të ëmbël, lules Tiare dhe vaniljes janë aroma e duhur për t’iu shoqëruar gjatë verës.
Përfitimet:
– Formulë jo toksike për ekosistemin detar (e testuar në alga, korale dhe baktere përfaqësuese të jetës detare).
– Sistemi inovativ i pompës ON/OFF bën të mundur heqjen e tapave plastike për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit: nuk ka më rrezik për të humbur kapakun jashtë!
– Rezistente ndaj ujit.
– Jo komedogjene.





There are no reviews yet.