Description
Dermazina indikohet kryesisht në trajtimin dhe profilaksinë e infeksioneve të shkaktuara nga djegiet në pacientët me djegie.
Dermazin është menduar gjithashtu për trajtimin dhe profilaksinë e infeksioneve në ulcerat e presionit , ulcerat varikoze , gërvishtjet , plagët e vogla traumatike , në prerje dhe plagë të tjera të pastra në pjesët nga të cilat janë marrë transplantet e lëkurës.
– Trajtimi mund të aplikohet menjëherë pas vlerësimit të shtrirjes dhe thellësisë së plagëve të djegura.
– Pas pastrimit të zonës dhe heqjes së indeve të devitalizuara , kremi Dermazin aplikohet në një shtresë 2-4 mm të trashë në sipërfaqen e djegies ose , mundësisht , aplikohet në një garzë sterile që vendoset mbi plagë.
– Aplikimi i kremit mund të bëhet me shpatull ose dorezë sterile. Djegia lyhet me krem një herë në ditë. Në djegiet e rënda kremi riaplikohet çdo ditë.
– Kohëzgjatja e trajtimit për djegiet sipërfaqësore varet nga shkalla e lezionit nga disa ditë , deri në një muaj , më së shumti. Ndërhyrja kirurgjikale kërkohet vetëm në rast se pas një muaji të trajtimit me Dermazin nuk arrihet shërim.
Kremi Dermazin indikohet për aplikime të përsëritura tek një pacient i vetëm. Aplikimi i kremit është pa dhimbje. Nuk njollos rrobat dhe çarçafët.




