Description
Flexy forte është një suplement ushqimor me Glukozaminë , Kondroitinë , Metilsulfonilmetani (MSM) Boswellia dhe vitaminë D3 që përdoret për mirëmbajtjen dhe funksionin e nyjeve. Glukozamina dhe Kondroitina ndihmojnë në formimin e acidit hialuronik në kartilagje dhe ndihmojnë në trajtimin e osteoartritit. MSM ndihmon në funksionin e mirë të tendinave , kartilagjeve , lëkurës dhe kockave. Bima e Boswellia-s ka veti të mira antiinflamatore.Vitamina D3 luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave dhe ruatjen e strukturës së tyre.
-Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të suplementit.
-Rekomandohet të merrni një tablet në ditë me 1 gotë ujë.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të balancuar dhe të larmishme si dhe të një mënyre jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e përdorni nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Kujdes:
Konsumimi i tepërt mund të ketë efekte laksative.
Ruajeni në vend të freskët e të thatë larg dritës.
Mbajeni larg fëmijëve nën moshën 3 vjeç.




