Përshkrimi
Algem Manuka Sed Junior është një suplement në fomë shurupi i përshtatshëm për fëmijë. Përmban: mjalt Manuka dhe ekstraktet bimore të Altea (Althæa officinalis) , (Plantago major L) , Adhatoda vasika (Adhatoda Vasica Nees) dhe Timus (Thymus vulgaris). Mjalti Manuka ndihmon në rritjen e imunitetit dhe mbron organizmin nga infeksionet. Timusi përmirëson funksionin e rrugëve të frymëmarrjes në rastet e kollës së thatë dhe me sekrecione. Prania e Altea-s ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve të bronkeve. Përdoret për ftohjen e zakonshme , rinosinusitet , trakeobronkitet , bronkiti akut , pneumoni , acarimet dhe astma bronkiale.
Rekomandohet të merret 5-10ml , dy deri tre herë në ditë.




