Brand:

Apharm Ferro 3 Forte sol oral 10fl /10ml

2.030,00 L

Përbërësit + -

Përbërësit në tretësirë: Ujë i purifikuar , Stabilizues: Sorbitol , Lipofer- Pirofosfat hekuri (Lecitinë , Amidon misri) , Acidifikues: Acid citrik , Aditivë: Gomë Ksantan , Konservues: Sorbat kaliumi , Benzoat natriumi , Aromë , Ëmbëlsues: Sukralozë.
Përbërësit në kapak: Agjentë shtues: Celulozë mikrokristaline , Maltodekstrinë , Acid L-askorbik (Vitaminë C) , Pluhur cianokobalamine (Vitaminë B12 , Acid citrik , Maltodekstrinë , Citrat trinatriumi) , Agjentë antiglomerues: Dioksid silici , Hidroklorur piridoksine (Vitaminë B6) Acid Pteroilmonoglutamik (Acid folik). Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: cbb499b5f8fe Kategoritë: , , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Ferro 3 është një suplement me hekur , vitaminë C dhe vitamina të kompleksit B , që përdoren te njerëzit me nivele të ulëta të këtyre elementeve. Hekuri kontribuon në sintezën e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës.Vitamina C rrit përthithjen e Hekurit. Acidi folik redukton lodhjen. Vitamina B12 ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

Rekomandohet të merrni 1 shishe çdo ditë.
Shtypni kapakun në mënyrë që përmbajtja e tij të bjerë në tretësirë (Mund të nevojitet që ta shtypni 2 herë).
Tundeni mirë.
Hapni kapakun dhe konsumoni produktin.

Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.