Përshkrimi
Çfarë është Esomeprazoli dhe për çfarë përdoret:
•Esomeprazoli i përket një grupi barnash të quajtur ‘frenuesit e pompës protonike’. Ato funksionojnë duke reduktuar sasinë e acidit që prodhon stomaku juaj.
• Ky ilaç përdoret tek të rriturit për trajtimin afatshkurtër të simptomave të refluksit (për shembull , urth dhe regurgitim acidi).
•Refluksi është kthimi prapa i acidit nga stomaku në gulë (“tupi ushqimor”) i cili mund të bëhet i përflakur dhe i dhimbshëm. Kjo mund t’ju shkaktojë simptoma të tilla si një ndjesi e dhimbshme në gjoks që ngrihet deri në fyt (urth) dhe një shije të thartë në gojë (regurgitim acid).
•Esomeprazoli nuk ka për qëllim të sjellë lehtësim të menjëhershëm.
•Mund t’ju duhet t’i merrni kapsulat për 2-3 ditë rresht përpara se të ndiheni më mirë. Ju duhet të flisni me një mjek nëse nuk ndiheni më mirë ose nëse ndiheni më keq pas 14 ditësh.
Çfarë duhet të dini përpara se të përdorni Esomeprazolin:
Mos përdorni Esomeprazol:
• Nëse jeni alergjik ndaj Esomeprazolit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij ilaçi
• Nëse jeni alergjik ndaj barnave që përmbajnë frenues të tjerë të pompës protonike (p.sh. pantoprazol , lansoprazol , rabeprazol ose omeprazol).
• Nëse jeni duke marrë një ilaç që përmban nelfinavir (përdoret për trajtimin e infeksionit HIV).
Paralajmërime dhe masa paraprake:
Ju duhet të njoftoni mjekun tuaj:
• Ju keni pasur një ulçerë në stomak ose një operacion në stomak në të kaluarën.
• Ju keni marrë trajtim të vazhdueshëm për refluksin ose urthin për 4 ose më shumë javë.




