Brand:

Atral Rinerge Nebulizer Solution 0.5 mg/ml Bottle 10 ml

639,00 L

Përbërësit + -

Active substances: 0.5mg/ml of oxymetazoline hydrochloride. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: b17a67454e55 Kategoritë: , , Etiketa: , Marka:

Përshkrimi

Rinerge indikohet të përdoret në rastet e infeksioneve të sinuseve të lidhura me ftohjet , rinitin , sinusitin , rritjen e temperaturës dhe alergjitë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes , për shkak të efektit të shpejtë dhe të zgjatur si dekongjestionant. Rinerge indikohet gjithashtu për të reduktuar edemën , me qëllim që të lehtësohet vizualizimi i membranave të hundës dhe faringut përpara proçedurave kirurgjikale dhe diagnostike , si dhe për hapjen tubit të Eustakut në pacientët me inflamacion të veshëve.

Mos përdorni Rinerge nëse:
– jeni alergjik nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim;
– keni mbindjeshmëri nga substancat adrenergjike;
– jeni fëmijë nën 6 vjeç.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament. Nuk ka studime të kontrolluara mbi përdorimin e Rinerge në gratë shtatzëna , prandaj nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë , me përjashtim të rasteve kur mjeku e konsideron përdorimin e tij thelbësor. Rinerge nuk duhet të përdoret gjatë ushqyerjes me gji , përveç rasteve kur është e nevojshme. Si të gjitha barnat , Rinerge mund të çojë në shfaqjen e efekteve anësore. Megjithatë këto nuk manifestohen te të gjithë njerëzit. Incidenca e efekteve serioze të padëshiruara në pacientët që marrin doza terapeutike të Rinerge është e ulët.

Ndër efektet anësore përmendim:
– Efektet lokale përfshijnë: ndjesi djegieje kalimtare , thumbim,shtim të rrjedhjes së hundës ose tharje të mukozës së hundës dhe teshtitje. Përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë kongjestion të rikthimit (të karakterizuar nga skuqje kronike , enjtje dhe rinit).
– Efektet sistemike përfshijnë efektet simpato-mimetike sistemike si hipertensioni , nervozizmi , të përzierat , vertigo , dhimbje koke , pagjumësi , palpitacione ose bradikardi reflekse me një shfaqje të rastësishme. Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet ose vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në fletë-udhëzues , njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim , pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurt. Doza e zakonshme është 2 ose 3 spraje , në secilën anë të hundës , dy herë në ditë (mëngjes dhe mbrëmje) , përveç rasteve kur mjeku juaj e përshkruan ndryshe. Në disa raste të sinuzitit , nebulizimi mund të përsëritet pas 10 deri në 15 minuta. Mos e përdorni Rinerge tek fëmijët nën 6 vjeç. Rinerge nuk duhet të përdoret për vetëmjekim për më shumë se 3 ditë. Nëse simptomat vazhdojnë , ndërprisni trajtimin me Rinerge dhe konsultohuni me mjekun tuaj. Për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksioneve , mos e ndani nebulizatorin tuaj me të tjerët. Një nebulizator nuk duhet të përdoret për më shumë se një person.