Brand:

Basi Broncosil Ambroksol 6 mg/ml 200 ml

771,00 L

Përbërësit + -

Ambroxol hydrochloride , hydroxyethyl cellulose , liquid sorbitol glycerol , benzoic acid , acesulfame potassium , strawberry flavour , vanilla flavour , purified water. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: fbb05fe46a9d Kategoritë: , , , , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Broncosil përmban ambroksol , një ekspektorant. Redukton viskozitetin e sekrecioneve bronkiale. Ka një efekt stimulues në mukozën bronkiale për të prodhuar më shumë sekrecione bronkiale të lëngshme. Indikohet si terapi shoqëruese ndihmëse gjatë trajtimit antibakterial të infeksioneve të frymëmarrjes në prani të hipersekrecionit bronkial.

Mos merrni Broncosil:
– nëse jeni alergjik ndaj hidroklorurit të ambroksolit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të pranishëm në formulim;
– nëse vuani nga sëmundje të trashëgueshme në të cilat ka papajtueshmëri me njërin nga përbërësit e këtij imedikamenti.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Nëse jeni shtatzënë , ushqeni me gji ose planifikoni një shtatzëni , këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament. Nuk ka efekteve anësore të raportuara tek femrat gjatë shtatzënisë , megjithatë nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të parë.

Hidrokloridi i ambroksolit kalon në qumështin e gjirit,prandaj nuk rekomandohet të përdoret gjatë ushqyerjes me gji.

Efekte anësore të mundshme:
– çrregullime gastrointestinale (dispepsi , ntë përzjera , të vjella , diarre , dhimbje barku , tharje e gojës , tharje e fytit , ulje e ndjeshmërisë në gojë dhe faring).

Ky është një medikament OTC , kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.

Përpara se të përdorni këtë medikament , lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.