Përshkrimi
Bepanthen ointment përmban lëndën aktive dexpanthenol (një pararendës i vitaminës B5). Ndikon në formimin dhe rigjenerimin e sipërfaqes së lëkurës dhe përshpejton shërimin e plagëve si dhe largon inflamacionin. Trajton lëkurën e thatë , të ashpër ose të çarë. Lehtëson irritimin gjithashtu të shkaktuar nga ekspozimi në diell.
Indikohet për:
* Trajtimin e lëkurës së thatë , të ashpër ose të çarë.
* Kujdesin ndaj gjirit gjatë ushqyerjes me gji , trajtimin e gjirit të inflamuar ose me çarje.
* Parandalimin dhe trajtimin e acarimeve nga përdorimi i pelenave.
* Shërimin e lëkurës në rastet e dëmtimeve të vogla , lëkurën e irrituar (radioterapi , fototerapi ose ekspozimi në diell).
* Kujdesin e lëkurës gjatë dhe pas terapisë me kortikosteroidë.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin përpara përdorimit.
Aplikojeni pomadën Bepanthen në zonën e prekur të lëkurës një ose disa herë në ditë sa herë të jetë nevoja.




