Përshkrimi
Xhel Fastum është një xhel i butë që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve. Duhet të përdoret nga të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
Xhel Fastum përmban si përbërës aktiv Ketoprofen i cili është një ilaç anti-inflamator jo-steroidal që përdoret për të lehtësuar dhimbjet me origjinë të ndryshme. Administrohet në nivel lokal për dhimbjet e shpinës , shpatullave , gjurit , dhimbjeve të muskujve të kyçit të dorës etj.
Indikohet për të lehtësuar dhimbjen:
-Të lëndimeve të indeve të buta
-Të sforcimeve dhe ndrydhjeve akute.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Doza e rekomanduar është një gjatësi xheli 5-10 cm , e aplikuar në lëkurën e zonës së prekur 2-3 herë në ditë.
– MOS përdoret tek fëmijët nën 12 vjeç.
-MOS përdorni Fastum Gel për më shumë se 10 ditë rresht.
– MOS përdorni më shumë se 25 g Fastum Gel në ditë.
-MOS e ekspozoni lëkurën e trajtuar me Fastum Gel në rrezet e diellit direkte (madje edhe të mjegullta) ose shtretërve të diellit gjatë trajtimit për 2 javët në vijim.
– MOS e përdorni nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji. Mund të ndikojë tek fëmija juaj.
Masa paraprake:
Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Fastum Gel:
-Nëse keni probleme me zemrën , veshkat , mëlçinë , stomakun ose zorrët , ose një tendencë për gjakderdhje të lehtë.
-Kohëzgjatja e trajtimit duhet të mbahet sa më e shkurtër pasi rreziku i reaksioneve të lëkurës rritet me kalimin e kohës.
-Nëse jeni alergjik ndaj substancës aktive ketoprofen ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë.
-Nëse keni pasur më parë ndonjë reaksion fotosensitiviteti.
-Nëse jeni të mbindjeshëm (alergjik) ndaj bllokuesve UV (kremrat e diellit) ose parfumeve.
-Nëse jeni alergjik ndaj aspirinës , ose NSAID-ve të tjera.
-Nëse jeni alergjik ndaj fenofibratit (një ilaç që përdoret për uljen e kolesterolit në gjak).
-Nëse keni pasur (astmë) , rrjedhje hundësh (rinitit) ose skuqje me kruajtje (urtikarie) pas marrjes së aspirinës ose NSAID-ve të tjera.
-Nëse zona që do të trajtohet është afër syve.
Për përdorim të jashtëm.




