Brand:

Bioscalin Energy Vitamina për Rënien e Flokëve tek Meshkujt 30 Tableta

3.120,00 L 2.496,00 L

Bioscalin Energy për meshkuj është një shtesë ushqimore me teknologji të avancuar që forcon flokët nga brenda, ndihmon në parandalimin e rënies dhe rrit energjinë qelizore falë formulës me ATP-3, AJB-Complex dhe përbërës antioksidues.

Përbërësit + -

Hidroklorur L-arginine, Kreatinë, Agjentë shtues: Celulozë mikro-kristaline, Hidroklorur Acetil L-karnitinë, Agjentë shtues: Fosfat kalciumi, Trashës: Hidroksi-propil-metilcelulozë; Kafeinë, Ekstrakt i thatë i frutit të shegës (Punica granatum L.), Ekstrakt i thatë i farës së kafes jeshile (Coffea arabica L.), Oksid zinku, Ubidecarenon, Agjentë antiglomerolues: Stearat magnezi; Ngjyrues: Oksid hekuri i kuq; Agjentë antiglomerolues: Dioksid silikoni; Ngjyrues: Oksid titani; Ekstrakt i thatë i gjetheve Ajuga (Ajuga Reptans L.) Agjentë veshës: Acid stearik, Acid hialuronik, Biotinë.

Përshkrimi

Bioscalin Energy është një shtesë ushqimore për flokët specifike për meshkujt që vepron nga brenda duke forcuar flokët dhe parandaluar rënien.

Tabletat Bioscalin® Energy sjellin dy komplekse ekskluzive, ATP-3 dhe AJB-COMPLEX, fryt i kërkimeve të laboratoreve Giuliani me përbërës të përzgjedhur:

  • ATP-3 – Kompleks që kombinon 3 substanca aktive të përfshira në procesin qelizor të metabolizmit energjitik: Arginine, Kafeinë dhe Karnitinë. Veprimi i tyre sinergjitik është i aftë të rrisë prodhimin energjitik në nivel qelizor.
  • AJB-COMPLEX – Kompleks që kombinon Biotinën, një vitaminë që ndihmon në mirëmbajtjen e flokëve, me ekstraktin e Ajuga Reptans (bimë që gjendet në Europë)
  • Ekstrakt shege dhe Kafe jeshile – kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i cili gjithashtu sulmon flokët.
  • Kreatinë, Ubidecarenone dhe Zink  – përbërësit që kompletojnë formulimin. Zinku, në veçanti, është një mineral i dobishëm për sintezën e proteinave, përfshirë keratinën, një nga komponentët kryesorë të flokëve.

Patenta R-Plus Technology për çlirim të ngadaltë mundëson shpërndarjen e përbërësve aktivë direkt tek bulbi, qendra vitale e flokëve.

Udhëzime mbi përdorimin

Këshillohet përdorimi i një tablete në ditë, preferohet në mëngjes ose në vaktin tuaj kryesor. Për një efekt më të mirë këshillohet përdorimi për 3 muaj.

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bioscalin Energy Vitamina për Rënien e Flokëve tek Meshkujt 30 Tableta”

Your email address will not be published. Required fields are marked *