Brand:

Biotrading Gocce 30 ml

1.350,00 L

Përbërësit + -

Ujë , fruktozë , sythat e blirit (Tilia Tomentosa) të zhytur në glicirinat ( bli , glicerinë , etanol , ujë); rregullator i aciditetit: laktat natriumi sol. 60 % , finok (Foeniculum vulgare mill.) ekstrakti i thatë i frutit i titruar në 0.9 der 1.1 % vaj esencial ( finok , maltodekstrinë) , Tamaris (Tamarix Galica L.) sythat e rinj të zhytr në glicerinat (tamaris , glicerinë , etanol , ujë) , Konservues: Sorbat kaliumi , Kamomil (Matricaria chamomila l.) esktrakt i luleve të thata i titruar në 2-3 % apigenin dhe apigenin-7-glukozid ( kamomil , maltodekstrinë); Rregullues të aciditetit: Acid citrik. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

Përshkrimi

Eucolin me pika është një suplement ushqimor me bazë ekstraktesh bimore të Finokut , Kamomilit , Blirit dhe Tamarisit që përdoret për lëvizshmërinë e rregullt të zorrëve dhe eliminimin e gazrave. Bliri ka veti anti spazmodike në muskujt e lëmuar të zorrëve dhe i mbron nga kontakti me irrituesit. Finoku relakson muskujt e zorrëve dhe pakëson spazmat e dhimbshme. Tamarisi redukton fryrjen e stomakut dhe rrit lëvizhsmërinë e zorrëve. Kamomili ka veti anti-inflamatore dhe mbron stomakut.

Ecolin me pika përdoret për:
-Dhimbjet e barkut
-Eliminimin e gazrave
-Për mirëfunksionimin e zorrëve te bebat.

Udhëzime për përdorim
-Tundeni mirë pëpara përdorimit
-Në rast të dhimbjeve të barkut rekomandohen 20 pika deri në 3 herë në ditë.
-Në rast të kolikave dhe gazrave të shtuar rekomandohen 10 pika 1-3 herë në ditë rreth 30 minuta para ushqimit.

Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të këtij bari.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme e të balancuar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve.

Ruajeni në vend të freskët e të thatë larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Mbajeni larg fëmijëve.
Produkti mund të ndryshojë ngjyrë për shkak të përbërësve që përmban.