Përshkrimi
Lysoderm 20 mg/g Cream (15 g) është një krem dermatologjik që përmban hidrokortizon (Hydrocortisone 20 mg/g) , një kortikosteroid i dobët për përdorim lokal. Ky ilaç përdoret për të trajtuar inflamacionin dhe kruajtjen në lëkurë , të shkaktuara nga gjendje të ndryshme dermatologjike.
Indikacionet:
-Dermatiti dhe ekzemat (kontakti , atopik , seborrheik)
-Alergi të lëkurës
-Psoriaza (përveç formave të rënda)
-Kruajtje dhe irritime pas pickimeve të insekteve
Përdorimi:
-Aplikohet një shtresë e hollë mbi zonën e prekur 1-2 herë në ditë , sipas udhëzimit të mjekut.
-Përdorimi zakonisht është i kufizuar në një periudhë të shkurtër kohe (zakonisht deri në 2 javë).
Kundërindikacionet:
-Infeksione bakteriale , virale ose mykotike në lëkurë pa trajtim adekuat
-Plagë të hapura ose ulçera
-Lëkurë e holluar ose me atrofi
-Alergi ndaj përbërësve të kremit
Efekte anësore të mundshme:
-Tharje , djegie ose irritim në vendin e aplikimit
-Përdorimi i zgjatur mund të shkaktojë hollim të lëkurës ose zhvillimin e infeksioneve sekondare
Kujdes: Lysoderm duhet të përdoret vetëm sipas udhëzimit të mjekut dhe nuk rekomandohet për aplikim afatgjatë në zona të mëdha të trupit.




