Përshkrimi
PEGinpol është një preparat mjekësor me veprim laksativ , nëpërmjet një mekanizmi të tipit osmotik , rregullon intestinin në mënyrë natyrale. PEGinpol është veçanërisht i indikuar në konstipacionin kronik dhe në rastet e crregullimeve intestinale të herë pas hershme. Falë lidhshmërisë me ujin , PEGinpol zbut feçet duke lehtësuar jashtëqitjen pa shkaktuar dhimbje abdominale. Efikasiteti i tij nuk reduktohet me kohën. Nuk përthithet , as fermentohet në intestin , nuk irriton mukozën dhe eleminohet me feçet. Kujdes !
Suspensioni oral duhet të përgatitet në kohën që do të pihet. Këshillohet mos të konsumohen sasi më të mëdha sesa ato të dhëna , sepse sasi më të mëdha mund të shkaktojnë efekte anësore të papritura Për periudhë përdorimi më të gjatë se 30 ditë është e rekomandueshme të ndërpritet trajtimi me PEGinpol së paku 3-5 ditë. Mos e merrni në rastin e intolerancës ndaj produktit. Mos e merrni në rast të mbindjeshmërisë ndaj komponentëve dhe Polietileni Glycol. Mos e përdorni te fëmijët më pak se 6 muajsh.
Udhëzime mbi përdorimin Tresni një bustinë në një gotë me ujë.
6 muajsh deri në 2 vjeç (deri në 12kg): 1-2 bustina në ditë
2 deri në 11 vjeç (12-20kg): 2-4 bustina në ditë
Mbi 11 vjeç (>20kg): 2-6 bustina në ditë
Eshtë e mundur të ndahet doza ditore në administrime të ndryshme. Doza mund të rritet ose zvogëlohet në varësi të përgjigjes individuale ndaj trajtimit.




