Përshkrimi
Shpëlarës për gojën i rekomanduar të përdoret nga persona me sistem imunitar të dobët , të cilët priren të kenë probleme me mishrat e dhëmbëve. Qetëson irritimet e mukozës së gojës dhe ul inflamacionin që shkaktohet nga: -tharja e gojës; -ilaçet , duhani , stresi; -infeksionet dhe patologjitë e ndryshme; -radioterapia. Veprimin e realizon në sajë të kombinimit të klorheksidinës me kolostrumin dhe ko-polimerin PVP-VA. Nuk përmban alkool.
Përdorimi
Rekomandohet të përdoret 2 herë në ditë , pas larjes së dhëmbëve. Bëhet shpëlarje e gojës me një sasi prej 10 ml solucion. Nuk duhet të gëlltitet. Për të paktën 30 minuta pas përdorimit mos konsumoni kafe , çaj ose verë të kuqe.




