Përshkrimi
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna. Rreth 80% e vitaminës D në organizëm prodhohet nga ekspozimi në diell , ndërsa pjesa tjetër (rreth 20%) sigurohet nëpërmjet ushqimit. Me moshën sasia e vitaminës D , që sintetizohet në organizëm pakësohet. Njerëzit që nuk qëndrojnë jashtë për kohë të gjatë , njerëzit me pigment më të errët të lëkurës dhe veganët , kanë zakonisht mungesë të vitaminës D. Vitamina D është e nevojshme për një sërë funksionesh në organizëm , ku përmendim: -rrit përthithjen e kalçiumit dhe fosforit; -forcon kockat; -ndikon pozitivisht në funksionimin e sistemit imunitar; -e nevojshme për pasjen e dhëmbëve të shëndetshëm. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore. Të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.
Përdorimi
Rekomandohet të konsumohet një tabletë në ditë , gjatë ngrënies e shoqëruar me shumë ujë. Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.




