Përshkrimi
Sistemi imunitar siguron mbrojtjen e organizmit nga agjentë të ndryshëm (baktere , viruse etj) që synojnë të hyjnë në organizëm dhe të shkaktojnë sëmundje. Stresi , mungesa e gjumit dhe një dietë e varfër ushqimore dobësojnë sistemin imunitar. Një sistem imunitar i fortë është e rëndësishëm sidomos gjatë periudhës së dimrit , kur shtohen virozat stinore. Vitamina C , zinku dhe seleni janë substanca të cilat kanë një ndikim pozitiv në mirë-funksionimin e sistemit imunitar dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Immun Active krahas elementëve të mësipërm përmban dhe l-histidinën , një aminoacid që rrith përthithjen e hekurit. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Përdorimi
Rekomandohet të konsumohet një bustinë në ditë. Përmbajtja e bustinës hidhet në gjuhë dhe lihet të tretet. Nuk ka nevojë për ujë. Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.




