Brand:

DermoXEN Florexil Lavanda Vaginale x 5 Flakone

2.500,00 L

Përbërësit + -

Lëndë aktive naturale me prejardhje nga Thymus vulgaris , Echinacea Angustifolia , Caryophullus aromaticus dhe Acid Laktik. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: b6e61f728aed Kategoritë: , , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Dermoxen florexil përdoret për higjienën dhe mbrojtjen e vaginës dhe membranën e mukozës. Rivendos balancën e pH të vaginës dhe ka veprim antibakterial dhe antimykotik. Lehtëson simptomat e djegies , skuqjes , kruarjes dhe aromat e pakëndshme. Dushi vaginal Dermoxen është i domosdoshëm për eliminimin e gjakut residual pas periodave , për higjienën pas marrëdhënieve seksuale dhe në rastet e rredhjes së tepërt vaginale.

Përdoret:
-Pas periodave për të eleminuar gjakun residual
-Për higjienën intime pas marrëdhieve seksuale
-Në rastet e rredhjes së vazhdueshme vaginale
-Kur frekuentoni vende me risk infeksioni (pishina , palestra , sauna)

-Çmontojeni vulën e sigurisë duke përthyer kapakun e shishes nga unaza.
-Nxirreni aplikatorin derisa të dëgjoni një zhurmë.
-Uluni në bide ose qëndroni në këmbë në dush dhe lahuni duke vendosur aplikatorin në vaginë dhe shtypur flakonin.

Rekomandohet një dush vaginal në ditë për 5 ditë ose sipas këshillës së mjekut tuaj.

MOS e përdorni në rastet e plagëve vaginale ose lezioneve.
MOS e përzieni me produkte të tjera edhe kur kanë të njëjtin përdorim.
MOS e përdorni në rastet e alergjisë ndaj njërit prej përbërësve.
MOS e përdorni kur flakonet janë të dëmtuara.

Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse jeni shtatzënë.
Dushet vaginale janë për një përdorim.
Nëse ripërdoret nuk mund të ketë efekt të plotë.