Përshkrimi
Oledro Hot përdoret për pakësimin e përkohshëm të simptomave të gripit dhe rrufës:
-gripi i zakonshëm;
-virozat;
-riniti;
-trajtimi simptomatik i faringitit , sinuzitit , bronkitit , dispnesë , dhimbjes së kokës , temperaturës së lartë , tështimave.
Mos përdorni Oledro Hot nëse:
-jeni alergjik nga ndonjë përbërës i këtij medikamenti;
-jeni më shumë se 3 muajsh shtatzënë (nëse është e mundur duhet të shmanget përdorimi i tij dhe në fazat e para të shtatzënisë);
-ushqeni me gji;
-keni hipertension , glaukomë me kënd të ngushtë , sëmundje të arterieve koronare , hipertrofi të prostatës , astmë akute , ngushtim të fshikëzës urinare , hipertiroidizëm , aritmi , sëmundje cerebrovaskulare;
-përdorni IMAO (nuk duhet të përdoret pa kaluar 3 javë nga ndërprerja e tyre);
-keni probleme me mëlçinë ose fshikëzën urinare , mbindjeshmëri nga acidi salicilik , defiçencë të glukozë-6-fosfat-dehidrogjenazës , funksion të kompromentuar të veshkave , mushkërive dhe çrregullime kardiake;
-nëse përdorni ndonjë medikament tjetër që ka në përmbajtje paracetamolin.
Mos e përdorni këtë medikament nëse jeni shtatzënë apo po planifikoni një shtatzëni. Mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit nëse e përdorni gjatë shtatzënisë. Oledro Hot nuk përdoret tek nënat që ushqejnë me gji. Shmangni drejtimin e makinës ose përdorimin e makinerive nëse keni konsumuar Oledro Hot. Nëse harroni të merrni një dozë , merrni dozën tjetër si normalisht. Mos dyfishoni dozën për të zëvëndësuar dozën e harruar.
Ndër efektet anësore më të shprehura përmendim:
-dhimbje koke;
-të përzjera , të vjella , dhimbje stomaku , kapsllik;
-simptoma të traktit të sipërm respirator.
Ruhet në një vend të freskët dhe të thatë. Të mbahet larg fëmijëve. Të mos përdoret nëse ka kaluar data e skadencës e shkruar në paketim. Medikamenti i mësipërm është një bar OTC , pra mund të merret pa rekomandim nga mjeku. Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim , pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.




