Brand:

Eagle Biotech Nano D3+K2 Spray 20 ml

2.237,00 L

Out of stock

Përshkrimi

NANO D3+K2 Spray është një suplement inovativ i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe sistemin kardiovaskular. Kombinimi i Vitaminës D3 dhe K2 punon në sinergji për të përmirësuar absorbimin e kalciumit dhe shpërndarjen e tij në trup , duke shmangur depozitimin në arterie dhe inde të buta. Forma me spraj siguron një absorbim të shpejtë dhe efikas përmes mukozës orale.

Indikacionet terapeutike:
-Mbështetje për shëndetin e kockave: Ndihmon në absorbimin dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit.
-Parandalimi i osteoporozës: Sidomos tek gratë në menopauzë dhe grupmoshat e treta.
-Shëndeti kardiovaskular: Vitamina K2 kontribuon në reduktimin e depozitave të kalciumit në arterie , duke përmirësuar funksionin vaskular.
-Përmirësimi i imunitetit: Vitamina D3 ndihmon në përforcimin e sistemit imunitar.

Mënyra e përdorimit:
Fëmijë dhe të rritur:
-1-2 aplikime spraj në gojë çdo ditë , ose sipas këshillës së mjekut.
-Mund të përdoret në çdo kohë të ditës , preferohet pas ngrënies.

Shkundni mirë përpara përdorimit.

Përfitimet kryesore:
-Kombinim efektiv i Vitaminës D3 dhe K2 për mbështetje të plotë të shëndetit të kockave dhe zemrës.
-Forma e sprajit siguron përdorim të lehtë dhe absorbim të shpejtë.
-Ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit në trup , duke minimizuar rreziqet e depozitimit të tij në arterie.
-I përshtatshëm për individët me vështirësi në gëlltitjen e tabletave.

Kundërindikacionet:
-Ndjeshmëri ose alergji ndaj përbërësve të produktit.
-Nuk rekomandohet për personat që marrin antikoagulantë pa këshillën e mjekut.

Efekte anësore të mundshme:
-Në rast mbidozimi , mund të shfaqen simptoma të hiperkalcemisë si nauze , lodhje ose dhimbje koke.

Ruajtja:
-Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë , larg nxehtësisë dhe dritës direkte.
-Mbajeni larg fëmijëve.