Brand:

Erbozeta Cistidep Oral Solution 150 ml

1.500,00 L

Përbërësit + -

Demineralized Water , Fuctose , Inulin , Vitamin C (L-Ascorbic Acid) , Cysticran 40 – Cranberry (Vaccinium Macrocarpum Aiton Fruits) D.E. 40% Proanthocyanidins; Pido-Zinc , Zinc Pidolate , Flavors , Thickener: Xanthan Gum , Preservatives: Potassium Sorbate , Sodium Benzoate; Acidifier: Citric Acid. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

Përshkrimi

Solucioni oral Cistidep është një suplement ushqimor i bazuar në boronicë , inulinë , vitaminë C dhe zink. Boronica e kuqe ka një efekt antibakterial i cili ndihmon kundër infeksioneve të traktit urinar si infeksionet e shkaktuara nga E.Choli. Vitamina C dhe zinku forcojnë sistemin imunitar dhe kanë veti antioksiduese. Inulina mbron florën normale bakteriale të trupit. Cistidep përdoret për fëmijët nga 3 vjeç dhe të rriturit.

Rekomandohet të merret pas ushqimit dhe me fshikëzën urinare të zbrazët.
Shkundni mirë para përdorimit.
Në infeksionin akut:
Fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç rekomandohet të marrin 5 ml 2 herë në ditë pas ngrënies për 7 ditë.
Fëmijët mbi 6 vjeç rekomandohet 10 ml 2 herë në ditë pas ngrënies për 7 ditë.
Për të parandaluar rikthimin:
Fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç rekomandohet të marrin 5 ml në ditë për 7 ditë. Përsëriteni trajtimin pas 4 muajsh.
Fëmijët mbi 6 vjeç rekomandohet të marrin 10 ml në ditë pas ngrënies për 7 ditë. Përsëriteni trajtimin pas 4 muajsh.

Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues për një dietë të larmishme , të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e merrni këtë suplement nëse jeni alergjik ndaj njërit prej përbërësve.
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Mbajeni larg nxehtësisë.
Ruani në një vend të thatë dhe të freskët.
Pa: gluten , laktozë