Përshkrimi
Ferrodep është një suplement ushqimor I lëngshëm me hekur , zink , bakër dhe vitamina të dobishme për të kompensuar çdo mungesë të ndonjë përbërësi ushqimor ose në rast të rritjes së kërkesës për to.
Hekuri – është një përbërës i hemoglobinës në gjak , ai luan rol në transportimin e oksigjenit në qelizë
Acidi folik kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut.
Vitaminat B6 dhe B12 ndihmojnë në thithjen e duhur të sistemit imunitar.
Vitamina C rrit përthithjen e hekurit
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e paketimit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe , gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Rekomandohet të merret:
-Fëmijët nga 6 muaj deri në 1 vit – 5 ml në ditë para ushqimit.
-Fëmijët nga 1 deri në 7 vjeç – 7.5 ml në ditë.
-Fëmijët mbi 7 vjec – 10 ml një herë në ditë.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni nëse vuani nga alergjitë ndaj ndonjë prej përbërësve.
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Ruhet në vend të thatë në temperaturën e dhomës.




