Brand:

Farmin Laboratori Entelact Flacone 15 ml

1.560,00 L

Përbërësit + -

Lulediell (Helianthus annus L.) vaj i farës , Bifidobacterium bifidum SGB02 , Citrat Zinku , Lactobacillus rhamnosus SGL06. Vitaminë E (DL-alfa-acetat tokoferoli). Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

Përshkrimi

Entelact është një suplement ushqimor me vaj Luledielli , Probiotikë dhe Zink që përdoret për rivendosjen e ekuilibrit të florës së zorrëve. Vaji i lulediellit është i pasur me Vitaminë E që është një antioksidant i fuqishëm dhe forcon sistemin imunitar. Probiotikët kontribuojnë në shëndetin dhe mirë funksionimin e traktit tretës. Ato janë të rëndësishëm në trajtimin e shqetësimeve të tilla si diarreja. Zinku ul kohëzgjatjen e diarresë dhe kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar.

Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara pëdorimit.
Rekomandohet të merrni 10 pika në ditë.

MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.

Kujdes:
Pas hapjes rekomandohet të ruani flakonin Entelact në frigorifer dhe ta konsumoni brenda 30 ditëve.

Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Koha e ruajtjes i referohet produktin të pahapur dhe të ruajtur në mënyrën e duhur në paketimin origjinal.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë , larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.