Brand:

Fidia Connettivina Crem Plus 25 g

740,00 L

Përbërësit + -

Hyaluronic Acid Sodium Salt , Silver Sulfadiazine , Polyethylene Glycol 400 Monostearate , Decyl Ester Of Oleic Acid , Emulsifying Wax , Glycerol , Sorbitol Solution 70% , Purified Water. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 2497f3550dfd Kategoritë: , , Etiketa: , Marka:

Përshkrimi

Kremi Connettivina Plus është një bar me përdorim lokal me Acid Hialuronik dhe Sulfadiazinë argjendi i përshtatshëm për lëkurën. Ka veti shëruese dhe dezinfektuese. Acidi hialuronik është një përbërës natyral i trupit dhe përshpejton shërimin e plagëve. Sulfadiazina e argjendit është një antibiotik që parandalon infeksionet bakteriale. Përdoret në trajtimin e plagëve dhe djegieve të lehta.

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin përpara përdorimmit të këtij bari.
Aplikoni një shtresë uniforme kremi me trashësi 2-3 mm në zonën e prekur të lëkurës , 1-2 herë në ditë.
Përpara se të aplikoni kremin , zonat e prekura duhet të pastrohen me tretësirë fiziologjike sterile (NaCl 0.9%) dhe të dezinfektohen me antiseptikë që përmbajnë Iodopovidon ose Klorhekzidinë. Nëse mjeku e konsideron të nevojshme , duhet të kryhet pastrimi kirurgjikal.
Në trajtimin e djegieve , preferohet pastrimi i zonave vetëm me ujë steril fiziologjik , duke shmangur dezinfektimin me agjentë antiseptikë përpara aplikimit të kremit.
Mos e ndërprisni trajtimin derisa plaga të jetë shëruar plotësisht.

MOS e përdorni nëse jeni alergjik nga ndonjë prej përbërësve të produktit.

Kujdes:
Për përdorim të jashtëm.
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin nëse:
-Keni pasur një reaksion alergjik pasi keni marrë sulfonamide
-Keni probleme të rënda me mëlçinë (pamjaftueshmëri e mëlçisë)
-Keni probleme të rënda me veshkat (pamjaftueshmëri e veshkave)
-Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji
-Po merrni barna të tjera
-Simptomat vazhdojnë pas një periudhe të shkurtër trajtimi ose nëse përkeqësohen.

Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<30°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.