Përshkrimi
Garza që përdoren për trajtimin lokal të plagëve të lehta të shkaktuara nga djegie të shkallës I dhe II. Përmban Kripë Natriumi të Acidit Hialuronik dhe Sulfadiazine Argjendi. Acidi Hialuronik vepron si rigjenerues i indeve të dëmtuara dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagës. Sulfadiazine Argjendi vepron si antibakterial duke mos lejuar rritjen e masës bakteriale në plagë.
Pas pastrimit të plagës mundësisht me tretësirë fiziologjike sterile (NaCl 0,9%) vendosni garzën në zonën e dëmtuar. Rekomandohet të bëhet ndërrimi i garzës 2 herë në ditë. Aplikimi duhet të vazhdojë për aq kohë sa ekziston mundësia e infeksionit dhe deri në shërimin e plotë.




