Përshkrimi
Ancopir është një suplement me vitaminë B1 , vitaminë B6 dhe vitaminë B12 që janë përbërës të shumë enzimave me funksione të rëndësishme në organizëm. Vitamina B1 rregullon metabolizmin e karbohidrateve , vitamina B6 kontribuon në funksionin e sistemit nervor dhe shëndetin e trurit dhe muskujve. Vitamina B12 ruan një funksion normal të sistemit nervor dhe mungesa e saj mund të shkaktojë anemi.
Mund të përdoret:
-Në neuritin e shkaktuar nga mungesa e vitaminës B1 , B6 dhe B12 ose çrregullime metabolike
-Si ndihmës në trajtimin e neuriteve , nervit shiatik , lumbagos
-Për intoksikim kronik , veçanërisht me alkool
-Në lidhje me terapinë me rrezatim.
Përveç nëse mjeku ju rekomandon ndryshe , rekomandohet të merrni 1-2 drazhe në ditë , me ujë , me ose pas vaktit.
Gëlltisni pa përtypur
– MOS e merrni këtë produkt nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve.
– MOS merrni nëse vuani nga psoriasis.
– MOS e përdorni këtë produkt tek fëmijët.
– MOS e ndryshoni vetë dozën e përshkruar.
-Suplementet dietike nuk janë zëvendësues i një diete të larmishme , të ekuilibruar dhe një stili jetese të shëndetshëm.
– MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Masa paraprake:
– Konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë produkt nëse:
-Jeni shtatzënë ose ushqeni me gji
-Ju keni sëmundjen e Parkinsonit
-Ju jeni duke marrë ndonjë medikament tjetër
-Nëse jeni duke marrë medikamente kundër Parkinsonit (Levo-dopa).
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët (15-25°C) dhe të thatë , larg dritës dhe nxehtësisë.




