Përshkrimi
Kremi Ialuset Plus është një bar me përdorim lokal që ka veti shëruese dhe dezinfektuese. Acidi Hialuronik ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Sulfadiazina e argjendit është një antibiotik që parandalon infeksionet bakteriale. Përdoret në trajtimin e plagëve dhe djegieve të lehta.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin përpara përdorimit të këtij bari.
Aplikoni një shtresë uniforme kremi me trashësi 2-3 mm në zonën e prekur të lëkurës , 1-2 herë në ditë.
Përpara se të aplikoni kremin , zonat e prekura duhet të pastrohen me tretësirë fiziologjike sterile (NaCl 0.9%) dhe të dezinfektohen me antiseptikë. Në trajtimin e djegieve preferohet pastrimi i zonave vetëm me ujë steril fiziologjik , duke shmangur dezinfektimin me agjentë antiseptikë përpara aplikimit të kremit.
Mos e ndërprisni trajtimin derisa plaga të jetë shëruar plotësisht.




